Sulmuesi Rossi transferohet në SHBA

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Giuseppe Rossi, është zyrtarizuar të enjten te ekipi nga MLS, Real Salt Lake.

Rossi 33-vjeçar, me ekipin amerikan ka firmosur kontratë për edicionin 2020, që nis këtë fundjavë. Ai së fundi kishte kontratë profesionale me ekipin nga Italia, Genoa, që i skadoi në korrik të vitit 2018.

Rossi gjatë karrierës ka luajtur edhe te Manchester Unitedi, Parma, Villarreali e Fiorentina, por ka pasur shumë probleme me lëndime. Ai gjithashtu ka regjistruar 29 ndeshje me Italinë, duke shënuar shtatë gola.

“Jam shumë i lumtur dhe me padurim pres të dalë në fushë për ta ndihmuar ekipin”, ka thënë Rossi.

Të ngjashme