Super formacioni i Man City me Kylian Mbappe

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Manchester City po planifikon të ‘dridh’ tregun e transferimeve këtë verë.

Kampionët e Premierligës janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin e Paris Saint Germian, Kylian Mbappe.

Talenti francez ka pasur kontakte të vazhdueshme me Pep Guardiolan, dhe nuk ka fshehur dëshirën për të punuar me të në të ardhmen.

Manchester City duhet t’i ofrojë rreth 240 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Mbappes, ndryshe parisienët nuk do ta lejojnë largimin e tij.

‘The Sun Sport’ ka publikuar formacionin e Manchester Cityt në sezonin e ri, në rast të transferimit të Mbappe.

Me Mbappen në formacion, Manchester City do të ketë një super formacion, dhe sigurisht do të kërkonte triumfin në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme