Super ndeshje në Superligën e Kosovës, dy derbit zhvillohen në Drenas dhe Prishtinë

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Java e pestë në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e shtunë me ndeshjen Besa – Trepça ’89.

Pejanët morën pikët e para teksa mposhtën ‘Minatorët’ me rezultat të ngushtë 2-1.

Ndërkohë për ditën e sotme janë në program tri super sfida për tu zhvilluar.

Dy ndeshjet e fundit pa fitore ndaj Drenicës dhe Arbërisë e “detyrojnë” Niklin të luajë për tri pikë, ndërsa me objektiv të njëjtë udhëton drejt “Rexhep Rexhepit” edhe kampioni aktual, Drita.

Ndeshja mes dy kampionëve të fundit të Kosovës fillon me fillim nga ora 13:30.

Ndërkohë prej orës 15:00, luhen dy sfida tjera tejet interesante, ku Ballkani si lider i tabelës pret Drenicën.

Portokallezinjtë janë nikoqirë të Drenicës, skuadër ndaj të cilës duhet të kenë kujdes maksimal sepse edicionin e kaluar në fazën e tretë kampionale iu mori një pikë në Suharekë, që në fund iu kushtoi shumë djemve të Ismet Munishit.

Në të njëjtin orar zhvillohet edhe derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”.

Skuadra e Zekirija Ramadanit kërkon medoemos fitoren pas dy dështimeve radhazi ndaj Arbërisë dhe Trepcës ’89, ndërsa Llapi udhëton drejt kryeqytetit për t’i rrëmbyer pikët e para këtë edicion.

SUPERLIGA

E diel:

13:30 Feronikeli – Drita

15:00 Ballkani – Drenica

15:00 Prishtina – Llapi

E hënë

15:00 Gjilani – Arbëria

Të ngjashme