“Superclasico” zhvillohet jashtë Argjentinës

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e shtyrë e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet jashtë Argjentinës, për shkak të problemeve me dhunën e tifozëve.

Kjo ndeshje do të mbahet më 8 ose 9 dhjetor në një vend ende të pacaktuar, shkruan Sky Sports.

Fillimisht, kjo ndeshje është shtyrë nga e shtuna në të dielën e javës së kaluar pasi tifozët kanë sulmuar autobusin e lojtarëve të Boca Juniorsit.

Disa nga lojtarët e Boca Juniorsit janë lënduar kur dritaret e autobusit të tyre ishin thyer gjatë rrugës për në Estadio Monumental.

Të ngjashme