Superkupa e Spanjës, Barcelona apo Real Madrid, ja cila skuadër e ka fituar më shumë këtë trofe

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, atje ku na pret njëri nga derbit më të mëdhenj në botë.

“El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet sonte në ora 20:00.

Një sfidë ndryshe nga herat tjera kjo për shkak se nuk luhet as në “Camp Nou” e as në “Santiago Bernabeu”, por në Riad të Arabisë Saudite.

Katalunasit nuk kanë aspak formë të mirë në këtë edicion të La Ligas, kurse Real Madridi po vazhdon të shkëlqejë dhe është bindshëm në vendin e parë.

Edhe pse në duelet mes tyre në Superkupën e Spanjës, Reali ka fituar shumë më tepër se Barcelona, katalanasit mund të krenohen me faktin se ata janë skuadra me më shumë trofe të Superkupës.

Kështu, Barcelona ka fituar 13 trofe kundrejt 11 të Realit të Madridit. Po ashtu, Barcelona numëron dhe 11 finale të humbura kundrejt 5 të Realit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme