Superkupa e UEFA-s do të luhet më 11 gusht

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Windsor Park do të jetë vendtakimi mes Chelseat dhe Villarealit në Super Kupën e UEFA-s në muajin gusht duke i dhënë kështu fund spekulimeve se ndeshja mund të mbahet në Stamboll.

Është thënë që Stambollit do t’i dorëzohej Super Kupa si një formë e dëmshpërblimit për anulimin e finales së Ligës së Kampionëve, por nuk ndodhi kështu.

Në vend të kësaj, Blutë dhe kampionët e Ligës së Evropës do të shkojnë në Irlandën e Veriut për garën e tyre që do të mbahet më 11 gusht, vetëm tre ditë para se të fillojë sezoni i Premier Ligës.

“Ne kemi mbajtur kontakte të ngushta me partnerët tanë në UEFA për këtë çështje dhe pas këtyre diskutimeve ne jemi të kënaqur që ata kanë konfirmuar që loja do të qëndrojë në Belfast”, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Irlandeze të Futbollit, Patrick Nelson.

Stadiumi kombëtar në Irlandën e Veriut ka një kapacitet prej vetëm 18,500 tifozësh derisa deri tani nuk ka një vendim se sa tifozë do të lejohen për ndeshjen.

Chelsea ishte në Super Kupë dy vjet më parë ku humbi ndaj Liverpoolit, edhe pse e ka fituar atë më parë kur kishte mundur Real Madridin më 1998.

Europa Liga e këtij viti ishte nderi i parë i madh evropian i Villarrealit, kështu që ata do të garojnë në Super Kupë për herë të parë.

Të ngjashme