Superliga e Kosovës sjell dy ndeshje interesante sot – vëmendja në kryeqytet

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës do të marrë fund sot, me dy ndeshjet e fundit që do të luhen; njëra në Prishtinë e tjetra në Gjilan.

Me fillim nga ora 13:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të mbetura nga xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në Prishtinë, skuadra e vogël e kryeqytetit, Flamurtari, luan kundër Dritës, e cila synon fitorën për të mbajtur hapin me Ballkanin.

Gjilani në anën tjetër do të jetë nikoqir i skuadrës së Ferizaj, në një ndeshje ku ata shihën si favoritët, duke pasur parasysh edhe terrenin vendas.

Dy skuadrat e Anamoravës shihen si favorite për triumfin në dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të.

Të ngjashme