Superliga e Kosovës sot me katër ndeshje interesante, luftohet për mbijetesën

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Superliga e Kosovës në futboll do të vije sot me katër ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Në kuadër të xhiros së 30-të, në qendër të vëmendjes do të jetë lufta për mbijetesën, ku janë të përfshira më shumë se katër skuadra.

Sot, me fillim nga ora 16:00 do të luhen katër  ndeshje, në shumicën prej të cilave luajnë skuadrat që pozicionohen në zonën e fundit të tabelës.

Gjilani – Flamurtari pritet të jetë dueli më interesanti, por edhe Ferizaj – Liria dhe KeK-u – Ballkani do të zgjojnë interesim, shkruan lajmi.net.

Anash këtyre tri ndeshjeve, ndeshja tjetër luhet mes Llapit që synon barazimin me pikë me Prishtinën dhe Trepçës 89 që synon të largohet sa më shumë nga zona e rrezikut.

Me këto katër ndeshje do të mbyllet edhe xhiroja e 30-të e këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Të ngjashme