Superliga e Kosovës vazhdon me këto tri ndeshje që luhen sot

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 14:31 | Nga

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me tri ndeshjet e xhiros së 25-të, të cilat do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 14:00, shkruan zeri.info.

Kjo xhiro nisi të premten me ndeshjen ndërmjet Lirisë dhe Besës, që përfundoi baras, 2:2, njëjtë siç u mbyll ndeshja e djeshme në mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Kurse, Drita, po ashtu të shtunën, e mposhti Flamurtarin 3:1 për t’u shkëputur edhe më shumë në tabelë.

Ndërkaq, sot luhen tri ndeshje: Gjilani – Vllaznia (P), Trepça ’89 – Drenica e Feronikeli – Llapi. 

Të ngjashme