Superliga, megjithatë, pa Pejën

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 10:45 | Nga

Klubi i basketbollit Peja nuk është regjistruar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). Peja nuk ka shlyer borxhet që ka ndaj FIBA-s dhe FBK-së dhe kështu nuk e ka fituar të drejtën të garojë në edicionin 2018\2019 në ndonjë garë të organizuar nga FBK-ja.

Vendimi është marrë të mërkurën pasdite dhe nga FBK-ja do të kumtohet të enjten (sot), ka marrë vesh gazeta nga burimet e saj brenda shtëpisë kosovare të basketbollit.

Peja nuk e shfrytëzoi as afatin shtesë për të shlyer borxhet. Afatin e parë e kishte më 10 gusht, kurse të dytin të mërkurën në ora 17:00, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të Federatës në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga FIBA se Peja ka shlyer borxhin që ka ndaj ish-lojtarëve dhe FIBA-s, e që sillet në rreth 170 mijë euro.

Të ngjashme