Superliga vazhdon sot me derbin drithërues Drita-Gjilani

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Derbi i Anamoravës është ai që merr vëmendjen e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita dhe Gjilani do të vihen përballë njëra tjetrës, në ndeshjen që shihet si më spektakolarja në futbollin kosovar.

Kësaj radhe, do të jenë Drita dhe ‘Intelektualët’ ata që do të kenë epitetin e nikoqirëve.

Ndeshja pritet të dhurojë spektakël edhe në fushën e blertë, duke pasur parasysh renditjen e skuadrave në tabelë.

Në këtë ndeshje, Gjilani futet nga pozita e tretë, me 32 pikë të grumbulluara, kurse Drita qëndron në pozitën e katërt, me një pikë më pak se Gjilani.

Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 13:00.

Në të njëjtin orar luhen edhe Dukagjini – Llapi dhe Flamurtari – Trepça 89.

Të ngjashme