Supersport përfiton 1.4 milion euro dëmshpërblim nga një kompani arabe interneti

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 13:31 | Nga

Një gjykatë suedeze ka urdhëruar një kompani interneti arabe të dëmshpërblejë me rreth 20 milionë € selinë në Katar të kanalit sportiv të njohur beIN Sports ( 19 milion € ) dhe kompaninë shqiptare të Supersport, pjesë e Digitalb me 1.4 milionë €.

ATN akuzohet se ka transmetuar në mënyrë të paligjshme ndeshje të kampionatit anglez Premier League, kur palët e dëmtuara kanë marrë të drejta të plota për transmetimin.

Ndër të tjera Gjykata e Stokholmit ka dënuar pronarin e ATN-së Hamid al-Hamid me dy vite e gjysmë burg kurse djali i tij Ahmed dhe një bashkëpuntëtor tjetër me nga një vit burg.

Rrjeti pirat që transmeton ndeshje ndërkombëtare në gjuhën arabe dhe ka hapur 2000 kanale të paligjshme që operojnë në SHBA, Greqi, Danimarkë, Kroaci, Lindje të Mesme dhe Turqi ku në dy të fundit është interesi më i madh,

Këshilltari ligjor i anti-piraterisë për grupin mediatik beIN Cameron Andrews ka vlerësuar vendimin e gjykatës suedeze.

“Kjo çështje ligjore është e rëndësishme për luftën kundër kanaleve pirate të paligjshme.Këto biznese janë parazite dhe realizojnë fitime të mëdha nëpërmjet tjetërsimit të materialeve të vjedhura”, deklaron Andrews.

Të ngjashme