Supertalentit të boksit Berlanga i mbaron seria e fitoreve me nokaut

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Boksierit amerikan Edgar Berlanga i ka mbaruar seria prej fitoreve rresht të shënuara me nokaut në rund të parë. Berlanga 23-vjeçar kishte fituar 16 meçet e para të boksit profesionist me nokaut në rund të parë, ndërsa të shtunën mbrëma në Kissimmee të SHBA-së ai u fitoi edhe meçin e 17-të, por kësaj radhe me pikë.

Berlanga e rrëzoi amerikanin Demond Nicholson katër herë, por në fund triumfoi me vendim unanim pas tetë rundeve. Ai fitoi bindshëm me pikë. Madje në sekondat e fundit të raundit të tetë e rrëzoi Nicholsonin dhe dukej se do të fitonte me nokaut, por Nicholson arriti të ngrihej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme