Supertifozja Malone la punën për t’i shikuar nga afër ndeshjet e futbollit

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Ajo e la punën, nuk kishte shtëpi dhe nuk bëri plane, por gjashtë muaj më vonë, Jessica Malone ka udhëtuar në 13 shtete e tri kontinente për të shikuar 60 ndeshje futbolli.

Amerikania që ia ka lënë madje edhe qenit të saj emrin sipas ikonës së futbollit, Zinedine Zidane, dhe ka një lidhje të veçantë me Newcastle Unitedin, ka vizituar 44 stadiume që kur e la punën në prill për të shikuar ndeshje futbolli, shikruan sot Koha Ditore.

Malone 33-vjeçare kishte përdorur ato bonuse që kishte për fluturime nëpër Evropë, duke qëndruar në hostele, para se të fluturonte më pas në Amerikë të Jugut dhe Amerikë Qendrore për të shikuar disa prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit botëror.

Malone, që kishte punuar në një firmë të konsulencës për ambientalizëm për dhjetë vjet, vendosi të bënte diçka për vete. Ajo fillimisht nuk mendoi të linte punën, por pasi Botërori i femrave në Francë ishte afër, vendosi të paketonte valixhet më herët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme