Suso arrin marrëveshje me Sevillën

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Suso duket se është pajtuar të largohet nga Serie A, në drejtim të La Ligas.

Anësori i Milan, Suso, ka arritur marrëveshje me Sevillan, por marrëveshja mes dy skuadrave nuk është arritur akoma.

Spanjolli ka humbur vendin e tij në formacionin startues të ‘Rosoneri’, dhe tashmë po lidhet me një rikthim në Spanjë.

Nicolo Schira i ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Suso ka marrëveshje personale me Sevillan, transmeton lajmi.net.

Lojtari duket se  do të nënshkruajë kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë.

Tashmë skuadrës së Sevilla i ka mbetur vetëm të gjej akordin me Milan, për shifrën që duhet paguar për kartonin e lojtarit.

Të ngjashme