Suso së shpejti mund të largohet nga Milani

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 12:14 | Nga

Futbollisti spanjoll ka një klauzolë që shumë klube të mëdha mund ta paguajnë lehtësisht.

Të dielën Milani luan ndaj Fiorentinës, që njëkohësisht sfida e fundit për Suson në fanellën e rossonerëve.

Në kontratën e sulmuesit të krahut ka një klauzolë shitjeje prej 38 milionë eurosh, që e lejon lojtarin të largohet nga kuqezinjtë pa kontaktuar më parë drejtuesit e klubit.

Kjo mund të arrihet vetëm nëse Suso pranon që të largohet. Shumë ekipe përfshirë këtu edhe Napolin, Atletico Madridin, Tottenhamin dhe Liverpoolin janë gati të bëjnë maksimumin për ta rrëmbyer futbollistin në afatin kalimtar të verës.

Gazzetta dello Sport shkruan se Milani do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur lojtarin dhe për këtë duhet të bisedojë me agjentin e Susos, Alessandro Lucci, për të vazhduar përsëri kontratën, ku futbollistit do t’i vihet një klauzolë më e lartë e largimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme