Svarqa inkurajon KF Ferizajn për arritjen e synimeve

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 10:53 | Nga

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, priti sot stafin dhe futbollistët e KF Ferizaj, për t’i inkurajuar drejt synimeve dhe rezultateve të reja në sezonin pranveror.

Pritja u bë në prag të fillimit të stërvitjeve që futbollistët e KF “Ferizaj” do t’i zhvillojnë gjatë ditëve të ardhshme në Durrës, për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin vijues të garave në Superligën e Kosovës.

Me këtë rast kryetari i Komunës u tha futbollistëve se do ta kenë mbështetjen e pushtetit lokal me të gjitha mundësitë që janë në dispozicion, për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe stërvitje.

Ai gjithashtu kërkoi nga kryesia, shtabi i klubit dhe futbollistët, angazhim dhe seriozitet, në kohën kur vendit tonë i janë hapur mundësitë garuese edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa konkurrenca, nuk është më vetëm e brendshme.

Kryetari i kryesisë së KF Ferizaj, Ekrem Mustafa, u zotua për punë me përgjegjësi dhe përpjekje maksimale të të gjithë anëtarëve të klubit, për rezultate sa më të mira në vijim.

Image may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: 11 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme