Swansea me mesazh përkujtimi në 11 vjetorin e vdekjes së Besian Idrizajt

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Besian Idrizaj ishte njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar.

Por në vitin 2010, sulmuesi shqiptar ndërroi jetë pasi pësoi një sulm në zemër në banesën e tij.

Në atë kohë, Idrizaj ishte pjesë e klubit të madh uellsian Swansea City, që pas çdo viti kujton ish-lojtarin e tyre.

Idrizaj kishte luajtur me grupmoshat e Kombëtares së Austrisë, derisa kishte vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë, por ëndrra për ta veshur fanellën kuqezi u shua pas atij sulmi në zemër.

Gjithsesi Idrizaj vazhdon të kujtohet gjithmonë nga Swansea, pasi edhe në 11 vjetorin e vdekjes së tij klubi uellsian ka shkruar disa fjalë për të.

“Besian Idrizaj u humbi jetën në moshë të re sot 11 vite më parë . Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruhet në postimin e Swanseas në Twitter.

Idrizaj ndërroi jetë në moshën e re si 22-vjeçar, derisa pritej që të kishte një karrierë të madhe.

Ylli nga Kosova kishte nisur karrierën te LASK Linz, para se të kalonte te të rinjtë e Liverpoolit në vitin 2005.

Të ngjashme