Swansea pret më shumë nga Celina

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Swansea Cityt, Steve Cooper, ka kërkuar më shumë prej mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina.

Mediumet uellsiane kanë raportuar të martën, se Celina nuk u aktivizua në dy ndeshjet e fundit pasi trajneri Cooper nuk ishte i kënaqur me atë çfarë ka treguar lojtari këtë edicion, transmeton Koha Ditore.

Cooper e sheh Celinën si një prej lojtarëve kryesorë në ekip dhe për këtë arsye pret më shumë prej mesfushorit 23-vjeçar.

Celina deri më tash ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë një asistim në 18 paraqitje kampionale, kurse edicionin e shkuar pati tetë gola e po aq asistime.

Trajneri Cooper ka bërë të ditur se pas ndeshjes së fundit, të cilën Swansea e humbi me rezultatin e thellë 5:1 nga WBA-ja, ka folur me Celinën. Ai ka kërkuar që Celina ta udhëheqë ekipin dhe pret që një gjë të tillë ta bëjë prej ndeshjes me Blackburnin, që zhvillohet të mërkurën (sot).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme