Szcesny në probleme serioze: U kap duke tymosur cigare para sfidës me Spanjën në Euro 2020

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Wojciech Szcesny u pa me një cigare në gojë vetëm disa orë para ndeshjes me Spanjën. Dhe ai e tymoste atë para bashkëlojtarëve jashtë autobusit të ekipit.

Portieri 31-vjeçar kishte veshjen e stërvitjeve të ekipit kombëtar të Polonisë – një bluzë të kuqe me tuta të zeza dhe kapelë të zezë.

Ish-portieri i Arsenalit u kap duke konsumuar cigare të paktën dy herë gjatë kohës së tij te The Gunners.

Siç zbulohet ekskluzivisht nga SunSport, Arsene Wenger gjobiti me 20 mijë funte gardianin pasi ai kishte ndezër cigaren në dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Southamptonit në vitin 2015.

Ai nuk luajti në lojën e radhës në Ligën Premier.

Rasti tjetër ishte kur Polonia po bëhej gati të startonte ne Euro 2016, me Szczesnyn që përsëri u kap duke konsumuar cigare.

Të ngjashme