Szczesny drejt rinovimit me Juven

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Juventusi dëshiron të renovojë kontratën e portierit polak, Ëojciech Szczesny.

Gjatë verës për të kishte shprehur interesim Manchester Unitedi, transmeton Koha.net.

Por, “Zonja e Vjetër” është e gatshme t’ia rritë pagën aktuale 3.5 milionë euro, derisa me kontratën e re do të ishte e klubit italian më gjatë se viti 2021, raporton Goal.

Szczesny me sukses kishte zëvendësuar Buffonin, me këtë të fundit që ishte largua drejt PSG-së më 2017, e tani është kthyer sërish në Torino.

Në 69 paraqitje për Juventusin, ai ka mbajtur 35 herë portën e paprekur.

Të ngjashme