“Ta fitojmë titullin kundër Man United do të ishte e mrekullueshme”

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 15:11 | Nga

Kevin De Bruyne do ta shijonte tej mase titullin e kampionit në Premierligë duke e mposhtur Manchester Unitedin në shtëpi javën e ardhshme.

Fitorja e së shtunës 3-1 kundër Evertonin bëri që Man City të jetë buzë ngritjes së trofeut në sezonin e dytë të Pep Guardiolas në krye të skuadrës, transmeton Gazeta Express.

Derisa United e ka mbajtur vendin e dytë gjatë pjesës më të madhe të sezonit, City është dukur i palëkundshëm në vendin e parë për shumë muaj për ta siguruar titullin e parë në ligë nën udhëheqjen e Guardiolas.

“Ta bëjmë [fitojmë titullin] kundër Unitedin do të ishte diçka e veçantë”, ka thënë De Bruyne.

“Do të ishte tepër mirë të fitonim kundër Unitedit, ndërsa për adhuruesit do të ishte e veçantë. Do të ishte e mrekullueshme, diçka ndryshe; historike”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme