Tabela e La Ligas do të dukej ndryshe pa gabimet e gjyqtarëve (FOTO)

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 11:46 | Nga

Barcelona është dëmtuar shumë nga gjyqtarët këtë edicion në La Liga.

Mediat spanjolle kanë përpiluar tabelën se si do të dukej ajo pa gabimet e gjyqtarëve.

Nëse gabimet s’do të ndodhnin, Barcelona tani do të kishte 46 pikë, dy më shumë se Real Madridi që duhet të kishte 44, përcjellë.

Së fundi Barcelona u dëmtua nga gjyqtarët në takimin me Betisin, duke ia mohuar golin e rregullt, kur topi kaloi vijën fundore derisa lojtari kundërshtar tërhoqi topin brenda portës. Kjo i kushtoi Barcelonës me humbjen edhe të dy pikëve, pasi që rezultati përfundoi baras 1:1.

Aktualisht Reali ka 46 pikë, katër më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

la liga

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme