Tabloidi anglez ‘The Sun’ shkruan për Xhakën dhe tifozin që ia puthi këmbët

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhakës ia puthën këmbët në ndeshjen humanitare që u zhvillua më 15 qershor në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

SunSport ka shkruar për ndeshjen humanitare që ylli i Arsenalit e zhvilloi në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Mediumi anglez ka raportuar për pritjen speciale që iu bë Xhakës në Prishtinë për 67 minutat që i luajti në përballjen që u quajt ‘Loja e Yjeve’.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u befasua nga një tifoz që hyri në fushë dhe i puthi të dyja këmbët e anëtarit të Arsenalit.

Xhaka postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram: “Mbrëmë me Milotin e Dardanëve ishim për ti nderuar të gjithë shqiptarët tanë që asnjëherë nuk na lan vetëm por na përkrahën dhe kjo përkrahje u konfirmua. Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte emocione, pranoj se jam mbushur me lot nga gëzimi nga përkrahja dhe dashnia që marr nga ju. Unë, ku do që shkoj jam me ju dhe për ju. Kështu do të jetë gjithmonë”.

SunSport ka shkruar poashtu se Xhaka është si një hero në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë, aty ku u luajt ndeshja – fal golat të tij në Kampionatin Botëror ndaj Serbisë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme