Taekwondisti 17-vjeçar sfidoi çiklistët profesionistë nga Holanda

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 12:07 | Nga

Ka vetëm dy vjet që merret profesionalisht me çiklizëm. Por çiklisti junior i përfaqësueses së Kosovës, Zani Sylhasi sfidoi tre garues të klubit holandez WV Breda: Bart Dielissen, Innokenty Zavyalov dhe Daff Koemans, që të tre profesionistë në këtë sport.

Zavyaolov, Koemans dhe Dielissen zunë tri vendet e para, kurse pas tyre në konkurrencën individuale doli 17-vjeçari nga Gjakova në garën më të madhe të çiklizmit në vend “Tour de Kosova” (Rrethi i Kosovës), që u mbajt për katër ditë rresht në fillim të këtij muaji. Ishte edicioni i 18-të me radhë, shkruan Koha Ditore.

Çiklisti, që njëherësh është edhe taekwondist aktiv, e vlerëson sukses të madh vendin e katërt.

“Unë isha i kategorisë së juniorëve, kurse treshja e klubit holandez u përkasin garuesve elitarë. Ata nuk e patën të lehtë”, thotë Sylhasi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme