Tagliafico arrin marrëveshje me Ajaxin

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi anësor i Ajax Amsterdam, Nicolas Tagliafico duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

I shumë kërkuari nga Arsenal dhe Atletico Madrid, është pajtuar me skuadrën e Ajax Amsterdam për kontratën e re.26 vjeçari i cili kaloi në ligën e Holandës gjatë vitit të kaluar, kërkohej me ngulm nga skuadrat e Premierligës dhe La Liga.

Së fundmi ai ka shuar gjasat e tyre, pasi ka nënshkruar kontratën e re me gjysmëfinalistët e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.“Unë dua t’iu them se do të qëndroj këtu edhe për një sezon” ka thënë Tagliafico në një video në ‘Tëitter’, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj se do të jetë një vit i mirë. Sikur ky vit” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi argjentinas.

Gjithashtu një deklaratë për arritjen e marrëveshjes ka lëshuar edhe faqja zyrtare e Ajax, të cilët kanë thënë se kontrata e argjentinasit nuk skadon deri në vitin 2022.Arsenal dhe Ateltico Madrid tashmë duhet të kërkojnë për ndonjë tjetër opsion, pasi argjentinasi do të vazhdojë aventurën e tij në Eredevisie.

Të ngjashme