Tahiri e fiton normën olimpike Pekini 2022 edhe në kombinim alpin

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Skitari kosovar Albin Tahiri e ka fituar edhe një normë tjetër olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Të dielën Tahiri e fitoi normën në kombinim alpin, pas garës së mbajtur në Trevisio të Italisë.

Nga dy garat e sotme, Albini përfundoi në vendet 28 dhe 36, përkatësisht, që i mjaftuan për t’i fituar 133.05 pikë, përkatësisht 137.80 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.

31-vjeçari deri më tani ka plotësuar kriteret e nevojshme për normë olimpike edhe në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Para dy vjetëve, Tahiri bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut.

Rezultati i tij më i mirë në PyeongChang 2018 ishte vendi i 34-të në lëshim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme