Tahiri përgatitet në Austri për Lojërat Olimpike Dimërore 2022

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Skitari Albin Tahiri është duke i kryer në Austri përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare në prag të Lojërave Olimpike Dimërorë “Pekini 2022”.

Tahiri, i cili është atleti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore, e ka zgjedhur qendrën skitare në Molltal Glacier për t’u përgatitur, raporton Gazeta Express.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, 32-vjeçari po përgatitet për disiplinat e sllallomit të madh dhe super sllallomit të madh.

Pikërisht në Austri, Tahiri pritet ta nisë edicionin e ri të garave në fillim të muajit dhjetor, nëse garat e planifikuara mbahen sipas planprogramit, shkaku i pandemisë Covid 19.

Tahiri do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të dytë.

Ai i ka plotësuar kriteret për normë olimpike në katër disiplina të skijimit alpin: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom. I ka mbetur vetëm edhe super sllallomi i madh.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës

Para dy vjetëve, Tahiri u bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut.

Të ngjashme