Takimi Spanjë – Kosovë nuk do të zhvillohet në Madrid

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Në mars të këtij viti, Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon fushatën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Sfidën e parë “dardanët”, do ta zhvillojnë në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.

Vetëm 3 ditë më vonë, ekipi ynë kombëtar do të udhëtojë për në Spanjë.

Zyra e medias në UEFA, në një përgjigje dërguar Indeksonlinet ka njoftuar se Federata e Futbollit e Spanjës ka është zgjedhur stadiumin ku do të luhet takimi.

Është “La Rosaleda”, përkatësisht në qytetin Malaga.

Ky qytet ndodhet në bregun jugor të Spanjës, rreth 550 kilometra larg kryeqytetit Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme