Talenti Arian Kabashi do tërheqjen nga Suedia U21 për Kosovën

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 12:51 | Nga

Talenti i Kosovës me perspektivë, Arian Kabashi, i është ofruar përfaqësueses së Kosovës.

19 vjeçari nga Gurrakoci i Istogut ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur me Kosovën edhepse më parë ishte futbollist i grupmoshave të Suedisë.

Kabashi para pak ditësh është inkuadruar në skuadrën e parë të Elfsborgut në Suedi që bën pjesë në Superligën e futbollit suedez. Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me Elfsborg duke u llogaritur si një nga talentët më perspektivë në Suedi.

Në një intervistë për Indeksonline, babai i Arianit, Negji Kabashi ka thënë se dëshira dhe vullneti i Arianit është fanela e Kosovës.

“Ai ka vendosur që të luaj për Kosovën. Vullneti dhe dëshira e tij e madhe është që të veshë fanelën e Kosovës dhe jo të Suedisë. Ne tani presim ofertën dhe bisedimet me drejtuesit e Federatës të Futbollit të Kosovës. Suksesi i radhës që të jetë pjesë e skuadrës së Elfsborgut e ka motivuar shumë atë dhe tani dëshiron që të veshë edhe fanelën e Kosovës” ka thënë babai i futbollistit.

Arian Kabashi muaj më parë i shënoi gol Real Madridit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për të rinjë ndërsa pozicioni i tij është sulmues tipik dhe sulmues i krahut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme