Talenti i Kombëtares shqiptare: “Ëndërroj Real Madridin”

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Lindon Selahi ishte një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Holandë, teksa arriti të bënte paraqitje mbreslënëse me Twenten deri në momentin e ndërprerjes përfundimtare të Eredivisies.

Falë paraqitjeve të tij në elitën e futbollit holandez, Selahi fitoi edhe kombëtaren shqiptare sepse jo vetëm që u grumbullua nga Edy Reja por edhe debutoi me kuqezinjtë.

Në një intervistë për Fan Zone në Supersport, Selahi foli për shumë tema, duke nisur nga seancat stërvitore në Holandë gjatë kësaj periudhe, debutimi me kombëtaren kuqezi, si dhe zbuloi idhujt e tij.

“Kemi një javë që e nisëm stërvitjen dhe jam shumë i gëzuar për këtë, pasi kam ndenjur 1 muaj në shtëpi ku jam stërvitur gjithashtu por nuk është njësoj.Kemi filluar stërvitjen dhe jemi 6 lojtarë në fushë. Ndahemi në disa grupe për një muaj dhe pastaj do marrim pushimet.

“Unë jam shumë i gëzuar, pasi ishte sezoni i parë si profesionit, kam nisur shumë ndeshje si titullar, ku kam shënuar edhe 2 gola.Ëndrra? Skuadra e ëndrrave është Real Madridi, për momentin jam te Twente ku kam edhe kontratë, më pas do shikojmë, pasi nuk dimë as kur do hapet merkato.”

“Debutimi me Kombëtaren? Kam pasur ëndërr që i vogël dhe ia arrita. Në atë kohë e kisha mendjen te familja, pasi më kanë ndihmuar shumë. Ishte diçka e veçantë, pasi luajta me flamurin që kam në zemër.Unë nuk jam maqedonas, por shqiptar dhe doja të luaj për Shqipërinë. Kur kam ardhur për herë të parë në Kombëtare, isha shumë i afruar me Taulant Seferin, meqë është nga Kumanova, por me të gjithë jam ndjerë mirë”.

“Pozicioni i preferuar në Kombëtare? Në 3-5-2 pëlqej të luaj në qendër të mesfushës, ndërsa fanellën me të cilën debutova te Kombëtarja e kam në shtëpi dhe e ruaj.E ardhmja e Shqipërisë? Kemi një skuadër me shumë talente, që luajnë në kampionate të forta. Në Ligën e Kombeve kemi një grup ku mund të kalojmë, por duhet të japim maksimumin. Tani me ekipin tim kam luajtur më shumë. Me Moldavinë kisha menduar se do luaja më shumë, por vendosi trajneri dhe unë jam lojtar, duhet të jap maksimumin në fushë”.

“Frymëzimi? Në Europë kam si shembull Cristiano Ronaldon, ndërsa te Shqipëria kam Canën, pasi ka qenë një lojtar shumë i mirë. E kam ëndërr të bëhem si Cana te Kombëtarja, ai është një ikonë te Shqipëria”.

“Numri 11? Te Kombëtarja nuk e doja atë numër, por ma dhanë. Dua numrin 18, pasi atë e pëlqej më së shumti.”, u shpreh Selahi për “Supersport”.

Të ngjashme