Talenti nga Kosova shënon për Dortmundin në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 16:42 | Nga Ekonomia Online
Talenti nga Kosova, Rilind Hetemi, ka shënuar në Ligën e Kampionëve për të rinjtë e Borussia Dortmund në sfidën ndaj Monacos.
Të rinjtë e Monacos kanë barazuar 1:1 me të rinjtë e Borussia Dortmundit në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve, shkruan lajmi.net.

Skuadrën gjermane nga humbja e ka shpëtuar Rilind Hetemi.

Futbollisti i talentuar nga Kosova, në këtë ndeshje u paraqit në minutën e 77’, ndërsa dy minuta më vonë ka shënuar për barazimin 1:1.

Të ngjashme