Talenti portugez, si 10-vjeçar u ble nga Benfica për 250 euro

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Gedson Fernandes mund të ketë një klauzolë të frikshme lirimi prej 105 milionë eurosh, por ai nuk ka kushtuar lirë as kur ka qenë fëmijë. Interesim për shërbimet e 21-vjeçarit kanë treguar skuadrat e mëdha angleze, kurse Tottenhami po shihet si favorit për shkak të Jose Mourinhos.

Trajneri portugez ka propozuar huazimin për gjashtë muaj të Fernandesit, me opsionin që Tottenhami ta blejë atë në fund të edicionit duke paguar klauzolën e lartë të lirimit. Fernandes po vlerësohet si njëri prej talenteve më të mëdha në Portugali në rolin e mesfushorit mbrojtës, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, prej moshës dhjetëvjeçare Fernandes është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes. Faktikisht, në këtë moshë tri klubet më të mëdha të Portugalisë: Sportingu, Benfica, Porto, u futën në garë për transferimin e tij. Në fund triumfoi Benfica që e bindi lojtarin e talentuar t’i bashkohej akademisë së saj. Por, transferimi i tij u bë me njërën prej marrëveshjeve më bizare të të gjitha kohërave në futboll.

“Nuk ishin fare negociata të lehta për shkak se skautët tanë e kishin nuhatur një talent dhe ne duhej të reagonim për t’ua rrëmbyer prej duarve të Sportingut dhe Portos”, shprehet Luis Filipe Vieira, presidenti i Benficas.

“Kështu që, u detyrova t’i them Departamentit të Financave që së bashku me drejtorin sportiv të bënin një ofertë për Fernandesin, pasi kuptova se vetëm ashtu mund të siguronim shërbimet e tij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme