Talenti shqiptar i pandalshëm, shënon edhe ndaj ekipit të njohur spanjoll

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë në radhët e veta së shpejti pritet ta ketë një superlojtar.

Sulmuesi i ri i talentuar Armando Broja, po shkëlqen në fanellën e Chelsea U19.

Broja arritur ka shënuar golin e radhës te skuadra angleze.

Por goli i shënuar sot ishte më i veçantë sepse atë e arriti në Ligën e Kampionëve për të rinj ndaj skuadrës spanjolle, Valencia.

Në takimin e zhvilluar në “Cobham Training Centre”, ndeshja përfundoi me rezultatin 3:3.

Kujtojmë se talenti shqiptar është pjesë e Shqipërisë U21 por që ende nuk ka marr besimin e trajnerit Edi Reja në skuadrën e parë.

Të ngjashme