Talentit të madh Schulz iu deshën vite për të shpërthyer

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Jeta mund të jetë shumë e ëmbël për momentin për lojtarin e Hoffenheimit, Nico Schulz, pasi muajt e fundit është zgjedhja e parë te Gjermania në krahun e majtë të mbrojtjes. Por kështu nuk ka qenë gjithmonë për lojtarin që ka pasur rrugë të vështirë dhe të gjatë për të prekur majat.

Edhe vetë Schulz habitet, ndonëse kur ishte adoleshent ra në sy të klubeve të mëdha evropiane. Por ai refuzoi ofertat, meqë ishte i vendosur që të linte shenjën e tij te klubi i vendlindjes, Hertha e Berlinit, së cilës iu bashkua në vitin 2000, kur ishte shtatëvjeçar, shkruan “Bundesliga.com”, transmeton “Koha Ditore”.

Kjo dëshirë e tij u realizua muajin gusht të vitit 2010, kur debutoi me ekipin e parë me vetëm 17 vjet në Bundesliga 2. Ai impresioni në debutim dhe e detyroi trajnerin e atëhershëm Markus Babel që ta inkuadronte edhe në 19 ndeshje të tjera gjatë edicionit 2010/11.

“Ëndrra ime ka qenë të debutoj me ekipin e Herthas si vendës, kështu që me gjithë ofertat që kam pasur nga ekipet e mëdha të Evropës isha i vendosur të mbetem aty. Edhe vetë habitem se si i kam refuzuar disa oferta të mira”, pranon Schulz 25-vjeçar.

Gjatë asaj kohe, Schulz kishte pasur një periudhë të vështirë me ethet e gjëndrave që e detyruan të pauzonte për disa muaj.

Ai luajti për të gjitha gjeneratat e reja të Gjermanisë, por pas debutimit me ekipin e parë të Herthas, insistoi të luante vetëm për Përfaqësuesen A.

“Ky ishte synimi im më i madh”, shton ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme