Tanin në takime të rregullta me zyrtarë në Beograd, më 15 tetor raporton për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefit i UNMIK-ut, Zahir Tanin, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi konsiderohet si i rregullt me zyrtarët në Beograd, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Tutje thuhet se aty u diskutuan çështje me interes reciprok, duke përfshirë zhvillimet e fundit politike, derisa Tanin theksoi rëndësinë e përdorimit të mekanizmave të vendosur të dialogut “për të promovuar paqen dhe për të ndërtuar besimin”.

Tanin bashkë Zëvendëspërfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm Barrie Freeman dhe përfaqësuesen e Sekretarit të Përgjithshëm në Beograd Mari Yamashita, gjithashtu do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës gjatë vizitës së tij.

Tanin do të raportojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 15 tetor 2021.

Të ngjashme