Tare mohon se ka biseduar me Realin e Barçën për Luis Alberton e Milinkovic-Savic

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 13:57 | Nga

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, insiston se ka pranuar oferta nga Barcelona dhe Real Madridi për Luis Alberton dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Nga raportimet thuhet se për spanjollin ka shfaqur interesim Barcelona, ndërsa për Savic Juventusi, por shqiptari thotë se fokusi i vetëm i klubit nga kryeqyteti italian është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

“Përfundimi i kontratës në qershor? Ne jemi një hap larg nga një arritje e rëndësishme dhe do ketë kohë për të folur rreth gjërave tjera”, ka thënë Tare për Premium Sport.

“Barça për Luis Alberton? Sinqerisht nuk kam ndonjë kontakt me Barcelonën”.

“130 milionë për Milinkovic dhe Immobilen? Nuk kam bërë ndonjë bisedë me Real Madridin për Sergej”.

“Nuk i lexoj gazetat dhe as nuk dëgjoj radion pasi po mendojnë vetëm për ato që ndodhin në fushë”.

“Përforcime nëse kualifikoheni në LK? Do të bëjmë çdo gjë për t’u përmirësuar”, ka shtuar Tare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme