Taulant Xhaka bëhet baba për herë të dytë, futbollisti shqiptar e zbulon emrin e vajzës

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Taulant Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnora, janë bërë prindër të një vajze.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, duke postuar një foto të vogëlushes së porsalindur në “Instagram”, shkruan Gazeta Express.

Xhaka bëri të ditur se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Maleya.

“Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya,  23.07.2022”, ka shkruar Xhaka.

Taulant Xhaka dhe Arbnora janë prindër edhe të një djali, i cili quhet Klevis.

Të ngjashme