Taulant Xhaka flet për Edon Zhegrovën

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Taulant Xhaka, në një intervistë për zviceranen “Blick”, është pyetur edhe për Edon Zhegrovën, talentin e Kosovës, që luan te Baseli. Xhaka s’ka asnjë dyshim se Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, por që sipas tij, në fillim nuk e ka marrë edhe seriozisht këtë punë.

“Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka”, u shpreh Xhaka. “Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”, tha Xhaka.

Të ngjashme