Taulant Xhaka humb sezonin për shkak të lëndimit

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka.

Klubi ka njoftuar se Xhaka ka dëmtuar ligamentin e mesëm kolateral dhe do t’i nënshtrohet operacionit.

Si rrjedhojë, mesfushori shqiptar do ta mbyllë këtu sezonin futbollistik.

Xhaka u dëmtua disa muaj më parë dhe nuk ka dhënë kontribut për skuadrën e tij në këtë sezon. Mjekët e Baselit në fund arritën në përfundimin se operacioni është i pashmangshëm.

Për shkak të dëmtimit të pësuar pak muaj më parë, tashmë lojtari është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit në gju, për të shpresuar rikthimin në kohë sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme