Taulant Xhaka pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Taulant Xhaka i jep lamtumirën kombëtares kuqezi. Lajmin e ka dhënë vetë mesfushori nëpërmjet një letre të hapur, ku zbulon emocionet që ka përjetuar me fanellën kuqezi dhe përfaqësimin e Shqipërisë, teksa thekson se dëmtimet e shumta e kanë detyruar t’i japë lamtumirën kombëtares.

Mesfushori 30-vjeçar ka debutuar me fanellën kuqezi në vitin 2014- dhe që atëherë ka veshur fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje, duke qenë pjesë e grupit që shkroi historinë me kualifikimin për herë të parë në fazën finale të Europianit 2016.

Së fundi Xhaka pati pasur disa përplasje me trajnerin Edi Reja, i cili pak ditë më parë deklaroi se mesfushori ka refuzuar rregullisht ftesat e tij. Megjithatë vetë futbollisti deklaroi se ka refuzuar pikërisht për shkak të dëmtimeve dhe po prej tyre detyrohet të tërhiqet nga kombëtarja.

Letra e plotë:

Të nderuar tifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuar Kombëtare, krenaria e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur, që unë të vishesha kuqezi. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen XHAKA, e cila tashmë është bërë realitet.

Do jemi gjithmonë krenar dhe mirënjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe castet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëatres kuqezi. I paharrueshwm do të mbetet kualifikimi që arritëm së bashku në evropian! Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës.
Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashti dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të vecantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorëzuar brezit të ri.
kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta që Akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do të jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit.

Do te jem përjetë KUQEZI. Më besoni, që ky vendim është ndër më të vështira dhe emocionuese të marra në jetën time. Nuk e kam pasur aspak të lehtë të marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar.

Jam mbështetur shumë nga stafi i FSHF, nga bashkëlojtarët e mi, si dhe nga tifozat e mrekullueshëm kuqezi. Por, në kushtet dhe rrethanat që unë ndodhem, mendova është më e mira për t’i dhënë edhe brezit të ri mundësinë të afirmohen që të jenë e ardhmja e kombëtares sonë të përbashkët.

Dua të falenderoj përzemërisisht trajnerët me të cilët kam punuar, lojtarët, presidentin e FSHF, Armand Duka, si dhe gjithë dashamirësit e futbollit për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë angazhimit tim në gjirin kuqezi. Një falenderim i veçantë dhe special shkon për tifozat kuqezi, ata janë lojtari i 12-të dhe na kanë mbështetur në çdo kohë dhe moment.

Tifozat na kanë mbështetur në çdo kohë dhe çdo moment. Tifozat na kanë dhënë mbështetje edhe në ditët tona më të vështira. Ata kanë qenë frymëzim i madh për mua. Tifozët e kombëtares kuqezi janë më të mirët në botë. Tani edhe unë do jem një tifoz i flaktë i kombëtares kuqezi, pra një si JU. Krenari dhe respekt për tifozat.

Nder dhe krenari e madhe për të gjithë familjen Xhaka, që unë ish a për disa vite pjesë e kombëtares kuqezi. Ishte ëndërr e shumë brezave, që tani është bërë realitet. Faleminderit për besimin dhe gjithçka që më dhatë.

Për kombëtaren kam dhënë maksimumin dhe jam shumë krenar që kam qenë pjesë e saj. Një falënderim edhe për familjen time që më ka mbështetur në ӓdo hap të karrierës time. Kuqezi përjetë.

Të ngjashme