Taylor apo Persoon, njëra do të shkruajë historinë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Katie Taylor beson se do të kalojë edhe suksesin e jashtëzakonshëm të saj në karrierën amatore të boksit, me triumfin ndaj belges Delfine Persoon, të shtunën mbrëma në New York.

Taylor do të luftojë për t’u bërë kampione e padiskutueshme në peshën e lehtë në boksin profesionist, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Irlandezja 32-vjeçare aktualisht mban titujt WBA, IBF dhe WBO në peshën e lehtë, ndërsa do të përballet me Persoonin që ka titullin WBC.

Meçi, pos për katër titujt e mëdhenj mbahet edhe për titullin e respektuar të Ring Magazine, ndërsa do të organizohet në “Madison Square Garden” të New Yorkut, si parameç i përballjes ndërmjet Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr.

Një boksiere e jashtëzakonshme amatore ajo fitoi pesë tituj të botës, gjashtë tituj të Evropës dhe medaljen e artë olimpike me Irlandën në “Londra 2012”. Por, me gjithë këtë sukses dhe mënyrën se si fitoi tre titujt e botës në boksin profesionist, ajo thotë se vetëm kur mban të katër titujt e botës do të ndiejë se ka arritur kulmin në sportin e saj.

Taylor ka dëshmuar se është boksierja më e mirë në botë në një kohë ku boksi i femrave po merr dukshëm më tepër njohje..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme