Te Aberdeeni presin shumë nga Kamberi

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Florian Kamberi për pjesën e mbetur të këtij edicioni do të jetë pjesë e skuadrës nga Skocia, Aberdeeni. Aberdeeni ka zyrtarizuar huazimin e Kamberit nga St. Galleni deri në fund të këtij edicioni por sulmuesi nuk do të mund të luajë në ndeshjen kundër Livingstonit të martën mbrëma për shkak të procesit të lejes së punës.

Trajneri i Aberdeenit, Derek McInnes ka deklaruar se është shumë i kënaqur që ekipi i tij ka arritur të siguroj një sulmues si Kamberi, i cili e njeh mirë kampionatin skocez për shkak se më herët ka luajtur edhe te Hiberniani e Glasgoë Rangersi.

“Jam shumë i kënaqur që i kemi shtuar opsionet në fazën me sulmit me Kamberin. Ai ka treguar cilësitë e tij në këtë kampionat dhe në momentin që na u tregua mundësia për ta marrë nuk hezituam për asnjë moment”, ka thënë McInnes.

“Padyshim se Kamberi është një lojtar cilësor dhe me përvojë në këtë ligë, gjë që do të na ndihmoj shumë. Jam optimist se ai do të ketë ndikim në ekipin tonë deri në fund të sezonit”.

Kamberi këtë edicion nuk e ka shënuar asnjë gol në nëntë paraqitje për St. Gallenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Të ngjashme