Të ardhurat që mund të sigurojë Kosova në Ligën e Kombeve

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 11:06 | Nga

Kosova sot fillon kampanjën në Ligën e Kombeve me ndeshjen kundër Azerbajxhanit dhe Instituti i Kosovës për Sport ka bërë një analizë në bazë të të dhënave të marra nga UEFA.

Sipas kësaj analize, 55 shtetet pjesëmarrëse do të paguhen me 76.25 milionë euro që do të bëhen në formë të pagesave solidariteti dhe shpërblim të bonuseve, transmeton Koha.net.

Kosova për pjesëmarrje në Ligën D do të përfitojë 500 mijë euro dhe në rast se fiton këtë grup, do të marrë edhe 500 mijë euro tjera.

Pagesat e solidaritetit për çdo kombëtare për pjesëmarrje janë përshkallëzuar sipas ligës:

Liga A: €1.5m

Liga B: €1m

Liga C: €750,000

Liga D: €500,000

Përveç kësaj, fituesit e grupeve të çdo lige mund të dyfishojnë këtë shumë pasi që do të kenë të drejtën për bonuset e mëposhtme:

Fituesi i Ligës A: €1.5m

Fituesi i Ligës B: €1m

Fituesi i Ligës C: €750,000

Fituesi i Ligës D: €500,000

Të katër fituesit e grupeve të Ligës A do të luajnë për trofeun e Ligës së Kombeve të UEFA-së në muajin qershor 2019. Shumat e solidaritetit për këto katër skuadra do të ndahen si më poshtë:

Fituesi: €4.5m

Nënkampioni: €3.5m

Vendi 3: €2.5m

Vendi 4: €1.5m

Kjo do të thotë se shuma maksimale e pagesave të solidaritetit dhe bonuseve për ekipin fitues në Ligën A do të jetë € 7.5 milionë, 2 milionë për ekipin fitues nga Liga B, 1.5 milionë euro në Ligën C dhe 1 milion euro për ekipin fitues nga Liga D.

Me këtë format synohet që ndeshjeve miqësore të cilat nuk zgjonin ndonjë interesim as nga shikuesit dhe as nga vetë ekipet kombëtare t’u jepet fund dhe të zëvendësohen me ndeshje më kuptimplote dhe shumë më konkurruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme