Te Barcelona dëshirojnë rikthimin e Messit,Laporta mendon t’i ofrojë pozicionin e rëndësishëm

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Largimi i Lionel Messit nga Barcelonat ishte një nga ndarjet më të vështira në historinë e futbollit. “Pleshti” u largua nga skuadra ky kishte shkruar historinë ndërsa argjentinasi preferoi një eksperiencë të re në një kampionat tjetër.

Një nga arsyet e ndarjes mes palëve janë problemet financiare që penalizuan vazhdimësinë e kontratës.

Por sulmuesi i cili tashmë luan te PSG lidhet vazhdimisht për një rikthim në “Camp Nou”, me drejtuesit që nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen.

Shumë tifozë kanë dashur që idhulli i tyre të mbyllte karrierën te Barcelona ku do të ishte dhe klubi i vetëm për Messin, por nëse kjo që mund të arrihet si futbollist, argjentinasi më pas mund të ketë në “Camp Nou” një pozicion drejtues.

Joan Laporta e ka shprehur hapur dëshirën për ta rikthyer Messin në skuadër. Një hipotezë e cila dita ditës fiton edhe më shumë kuota te Barcelona, ndërsa në klub mendojnë edhe për rolin që mund t’i ofrojnë Messit duke marrë parasysh moshën 35-vjeçare të sulmuesit.

Kështu, nëse rikthimi fillimisht në rolin e futbollistit kryhet me sukses në verën e ardhshme atëherë Messi do të trashëgojë rolin ambasadorit të klubit në botë. 

Një post nga i cili do të përfitonte shumë edhe Barcelona në aspektin e marketingut, pasi askush më mirë se Messi mund të përfaqësonte vlerat e spanjollëve.

Të ngjashme