Te Çekia presin atmosferë të zjarrtë në Kosovë

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

në Kosovë

Mesfushori qendror i Çekisë, Vladimir Darida, pret një atmosferë të zjarrtë kur përfaqësuesja çeke do të përballet me Kosovën, të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2020.

Darida pati një stinor të kaluar për të harruar, ku vuajti nga lëndimet. Por, mesfushori thotë se po e shijon sërish futbollin, ndërsa luan për Herthan e Berlinit. Ai është kthyer te përfaqësuesja e Çekisë për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.

“Përfaqësueset nga Ballkani janë gjithmonë shumë të forta në shtëpi, kanë një ambient të zjarrtë. Shpresoj t’ia dalim, pasi mund të jetë hap kyç për ne që të avancojmë tutje. Kosova është një skuadër që ndonëse vjen nga vazoja e fundit, është shumë jokomode, rrëmben pikët e skuadrave të tjera. Nëse shikon lojtarët e Kosovës, të gjithë luajnë jashtë vendit”, ka thënë Darida të hënën, njofton faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Çekisë. Çekia, njëjtë si Kosova, të hënën ka nisur përgatitjet.

“Mund të jenë dy ndeshjet më kyç në ciklin eliminator dhe duhet t’ia dalim. Ne të gjithë po ndiejmë se mund t’ia dalim dhe se jemi në rrugën e duhur”.

Çekia vlerësohet rivali direkt i Kosovës për vendin e dytë në Grupin A të eliminatoreve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme