Te Celina, Swansea City sheh liderin e ri

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 10:01 | Nga

Trajneri i Swansea Cityt, Graham Potter, pret shumë nga mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina. Potter ka thënë se Celina ka përvojën e duhur për ta udhëhequr Swansean drejt kthimit në Premier Leaguen e Anglisë.

Celina 21-vjeçar ditë më parë firmosi kontratë katërvjeçare me skuadrën nga Uellsi. Te Swansea City u transferua nga kampioni i Anglisë, Menchester City, për 3.3 milionë euro, përcjell sot Koha Ditore.

“Jam shumë i emocionuar që kemi në skuadër Bersantin. Ai është një lojtar që e kam njohur për kohë të gjatë. Ai luan edhe si mesfushor qendror, por edhe si sulmues i krahut.

E shoh atë si lojtar që mund të luajë në pozicionet që ne do të kemi nevojë. Ka bërë përvojë duke luajtur në disa skuadra. Ai e ka dëshmuar veten duke bërë paraqitje të mira në disa skuadra. Ai do të luajë rol të rëndësishëm”, ka thënë Potter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme