Të dielën mbahet turneu ndërkombëtar në karate “Fushë-Kosova Open 2020”

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Karateistë të klubeve më të mira të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Kosovës do të marrin pjesë në turneun e shtatë të karatesë “Fushë-Kosova Open 2020”.

Turneu do të mbahet të dielën në sallën sportive “Dilloni Benz” në Fushë-Kosovë, derisa hapja do të bëhet nga ora 12:00.

“Është turneu më i fortë në Kosovë dhe do të marrin pjesë karateistët më të mirë të rajonit. Pres që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë”, ka thënë trajneri i karatesë, Isak Curri për Koha net.

Curri është seleksionues i Kosovës në karate.

Të ngjashme