Të enjten dueli mes L.A Lakers dhe Utah Jazz në Art Sport

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Dy prej skuadrave më spektakolare dhe më atraktive të perëndimit, Los Anglos Lakers dhe Utah Jazz duelojnë mes vete këë mesjavë per të marrë supremacionë e perëndimit. Super dueli mes këtyre dy gjigantëve të bregut perëndimor transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 mëngjesin e të enjtes me fillim nga ora 04:00.

04:00 L.A Lakers – Utah Jazz ART SPORT 1

Pas 30 takimeve të luajtura, këto skuadra qëndrojnë në dy pozitat e para të perëndimit. Jazz aktualisht janë të parët me një rekord prej 24 fitoresh dhe 6 disfatave ndërsa në anën tjetër Lakersat e udhëhequr në parket nga “Mbreti” James janë të dytët me 22 fitore, krahas 9 humbjeve.

Lakers edhe në këtë përballje do të jenë pa Anthony Davisin e lënduar, teksa pritet të hasin përsëri në problem pa të në fushë. Në anën tjetër Jazz pritet të jenë të kompletuar për këtë përballje të rëndësishme.

Përballje kyqe nga ky duel pritet të jetë ajo mes Lebron James dhe Donovan Mitchell. Se cili nga këta dy super yje do të fitoj në këtë përballje mbetet të shihet.

Los Angelos Lakers, 5-shja e mundshme startuese:

Alex Caruso, Kentavious Caldëell-Pope, Lebron James, Kyle Kuzma, Marc Gasol

Utah Jazz, 5-shja e mundshme startuese:

Mike Conley, Donovan Mitchell, Bojan Bogdanovic, Royce O’Neale, Rudy Gobert.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme