Të gjithë e prisnin largimin e tij nga Barcelona, por kjo deklaratë ndryshon gjithçka

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 09:28 | Nga

Samuel Umtiti është i lumtur te Barcelona.

Mbrojtësi ka deklaruar që nuk po e mendon largimin, pasi që ka edhe shumë objektiva për të arritur me Barcelonën, përcjellë Lajmi.net.

“Ka interes nga klube të ndryshme, mirëpo e them edhe një herë, unë kam edhe shumë objektiva për të arritur me Barcelonën dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi Umtiti për “Canal +”.

“Te unë gjërat ndodhin shumë shpejtë, por momentalisht jam shumë i lumtur te Barcelona”.

“Nuk dua të flas për të ardhmen. Ndoshta ka interesim nga Barca për rinovim, por asgjë nuk ka konkrete deri më tani”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme